Lidhje

Irani ekzekuton tetë persona lidhur me dy sulme të vitit të kaluar


Irani tha sot se ka ekzekutuar tetë persona lidhur me dy sulme që u kryen më 7 korrik të vitit të kaluar në Parlamentin e vendit dhe tek faltorja e Ayatollah Ruhollah Khomeinit në Teheran, ku u vranë 17 vetë dhe u plagëson dhjetra të tjerë.

Në njoftimin e transmetuar në televizion u tha se dënimet me vdekje ishin kryer bazuar tek parimet fetare dhe ligji.

Televizioni IRINN transmetoi pamje nga gjyqi që po zhvillohej ndaj personave të shpallur fajtorë.

Forma e ekzekutimit të të dënuarve me vdekje në Iran, është me varje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG