Lidhje

Cilët janë iranianët e rrëmbyer nga rebelët sirianë?


Ministri i Jashtëm i Iranit: Një pjesë e 48 iranianëve të rrëmbyer janë anëtarë në pension të Gardës Revolucionare ose ish-oficerë ushtrie dhe ndodheshin në Damask për një pelegrinazh fetar

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se një pjesë e 48 iranianëve të rrëmbyer nga rebelët sirianë janë anëtarë në pension të Gardës Revolucionare ose ish-oficerë ushtrie dhe ndodheshin në Damask për një pelegrinazh fetar.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citoi Ministrin e Jashtëm Ali Akbar Salehi, sipas të cilit pengjet nuk kanë aktualisht ndonjë lidhje me ushtrinë e vendit.

Grupi opozitar Ushtria Siria e Lirë i ka përshkruar pengjet e rrëmbyera të shtunën si agjentë të Gardës Revolucionare në një mision zbulimi.

Ndërkaq, organizata opozitare Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi për përleshje në Alepo, të cilat i cilësoi si betejën më të dhunshme që kur kryengritësit morën nën kontroll disa pjesë të qytetit.
XS
SM
MD
LG