Lidhje

Rasti i gazetarit amerikano-iranian


Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se po përpiqet t’i jepet zgjidhje rastit të gazetarit të Uashington Postid Jason Rezaian, duke e trajtuar si një çështje humanitare, por ai shtoi se ndaj gazetarit janë ngritur akuza serioze.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif i bëri këto komente në një konferencë shtypi sot në Teheran. Ai dha pak hollësi, duke thënë vetëm se rasti i Jason Rezaianit pshtë pjesë e një procesi gjyqësor.

Rezaian, i cili ndodhet në burg që nga korriku i vitit të kaluar, nën akuzat për spiunazh, u gjet fajtor kohët e fundit nga një gjykatë iraniane. Por autoritetet iraniane nuk e kanë bërë të njohur dënimin e tij.

Zyrtarë amerikanë, grupe të lirisë së shtypit dhe punonjës të gazetës “Washington Post” kanë protestuar për burgosjen dhe gjyqin e zhvilluar ndaj Rezaian-it i cili ka shtetësi të dyfishtë: iraniane edhe amerikane.

XS
SM
MD
LG