Lidhje

Përpjekje për marrëveshjen bërthamore me Iranin


Ministrat e jashtëm të Iranit dhe grupit të gjashtë fuqive botërore u takuan edhe sot në Vjenë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, para skadimit të afatit nesër.

Diplomatët kanë thënë se është bërë përparim, por mbetet të përmbyllen çështjet e pazgjidhura. Marrëveshja synon kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif u tha gazetarëve se “mosmarrëveshjet vazhdojnë” dhe se të dyja palët janë duke bërë përpjekje.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ndërsa ai është dakord me zotin Zarif se “marrëveshja nuk ka qenë kurrë kaq pranë”, ai shtoi se palët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për çështje të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG