Lidhje

Teherani liron pesë iraniano-amerikanë


Irani dhe Shtetet e Bashkuara secili liruan sot të burgosur në një këmbim të ndërlikuar sot, për të cilin ranë dakord pak para se diplomatët në Vienë të shpallnin zbatimin e një marrëveshjeje madhore të fuqive botërore me Iranin.

Mes amerikanëve të liruar është korrespondenti i gazetës The Washington Post, Jason Rezaian, i cili ishte mbajtur për mbi 500 ditë dhe u shpall fajtor për spiunazh vitin e kaluar, një akuzë që është hedhur poshtë vazhdimisht nga qeveria amerikane, gazeta dhe familja e tij, e kanë hedhur poshtë vazhdimisht.

Mes të liruarve ishin edhe Amir Hekmati, një ish-marins që u arrestua gjatë një vizite familjare në Teheran në vitin 2011 dhe Saeed Abedin, një prift i krishterë i arrestuar në kryeqytetin iranian në vitin 2012 në rrethana të ngjashme. Gjithsej, Irani do të lirojë pesë amerikanë, thanë zyrtarët amerikanë.

Në Vienë, kur diplomatët u mblodhën të prisnin një njoftim për zbatimin e marrëdhënies bërthamore me Iranin, zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja për lirimin e të burgosurve ishte rezultat i 14 muajsh negociatash, që përfunduan në 24 orët e fundit.

Ata nuk pranuan ta karakterizojnë marrëveshjen si këmbim të burgosurish, duke e quajtur një “gjest humanitar”.

Shtetet e Bashkuara po lirojnë gjashtë iranianë që ose ishin në burg ose përballeshin me akuza kriminale për shkeljen e sanksioneve ekonomike.

XS
SM
MD
LG