Lidhje

Vendimi i Presidentit Trump për Iranin ngjall reagime globale

  • Steve Herman

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se nuk po çertifikon respektimin nga ana e Iranit të marrëveshjes dy vjeçare bërthamore me fuqitë ndërkombëtare. Administrata ka njoftuar gjithashtu edhe planet për vënien e sanksioneve ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, Presidenti Trump, nuk ka bërë thirrje për hedhjen poshtë të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Duke folur nga dhoma diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump zgjodhi fjalë të ashpra kundër Teheranit, ndërsa bëri të njohur një strategji më të rreptë, duke e quajtur atë vend sponsorizues të terrorizmit dhe agresionit në Lindjen e Mesme dhe në botë.

“Po njoftoj strategjinë tonë së bashku me disa hapa të rëndësishëm që po ndërmarrim për të ballafaquar veprimet armiqësore të regjimit iranian dhe për të siguruar që Irani kurrë të mos sigurojë armë bërthamore.”

Arsyetime intensive nga aleatët amerikanë dhe disa individë në administratën aktuale e bindën presidentin që të mos shkonte deri në atë pikë që të hidhte poshtë marrëveshjen, që vlerësohet nga mbështetësit e saj me ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit. Federica Mogherini është shefe e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Evropa nuk mund të ‘lejoj’ çmontimin e një marrëveshje që po funksionin dhe jep rezultat – kryesisht tani. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka verifikuar tetë herë se Irani po zbaton të gjitha angazhimet bërthamore në përthputhje me sistemin e rreptë të monitorimit. Nuk ka patur shkelje të asnjë angazhimi të përfshirë në marrëveshje.”

Duket se për momentin asgjë nuk do të ndryshojë, thotë Gary Samore me Universitetin Harvard.

“Është kryesisht një teatër politik. Presidenti Trump denoncon marrëveshjen me Iranin, të cilën e ka kritikuar ashpër, por në të njëjtën kohë Uashingtoni do të vazhdojë të veprojë në përputhje me marrëveshjen duke përmendur sanksionet. Për tani asgjë nuk ndryshon.”

Pa çertifikim, Kongresi ka disa alternativa, përfshi rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit apo të mos bëjë asgjë sipas legjislacionit në fjalë.

Udhëheqja demokratike po e bën të qartë se beson se Irani vazhdon të respektojë marrëveshjen.

“Refuzimi i Presidentit Trump për të çertifikuar marrëveshjen është një gabim i rëndë që kërcënon sigurinë e Amerikës dhe kredibilitetin tonë në një kohë shumë kritike”, u shpreh udhëheqësja e pakicës demokrate në Kongres, Nancy Pelosi.

Irani po shpreh pakënaqësi me qendrimin më agresiv të Presidentit Trump ndaj Teheranit, duke e quajtur të pabazë kritikën e presidentit ndaj marrëveshjes dhe shtuar se marrëveshja shumëpalëshe nuk mund të revokohet vetëm nga një shtet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG