Irani i hodhi poshtë sanksionet amerikane ndaj bankës qendrore të vendit, duke e cilësuar këtë masë si “luftë psikologjike”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme iraniane tha sot se Irani nuk ka transaksione financiare me Shtetet e Bashkuara dhe se sanksionet nuk do të kenë ndikim tek përpjekjet e Iranit për arritjen e objektivave të veta.
Dje Presidenti Obama lëshoi një urdhër ekzekutiv që i jep bankave amerikane autoritetin për të ngrirë pasuritë e qeverisë iraniane. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë forcuar sanksionet ekonomike ndaj bankës qendrore iraniane gjatë javëve të fundit, si një mjet presioni që Teheranit të ndalë pasurimin e uraniumit, një proces që mund të shfrytëzohet për përdorim civil dhe ushtarak.