Lidhje

Irani do të hapë një kompleks të dytë për pasurimin e uraniumit


Satellite image shows a facility under construction inside a mountain located about 20 miles (32 kilometers) north northeast of Qom, Iran, September 26, 2009.
Satellite image shows a facility under construction inside a mountain located about 20 miles (32 kilometers) north northeast of Qom, Iran, September 26, 2009.

Një zyrtar i lartë iranian thotë se Irani do të hapë një kompleks të dytë për pasurimin e uraniumit brenda këtij muaji në një zonë që është e mbrojtur nga goditje ajrore të mundshme nga ana e vendeve që janë kundër programit bërthamor të Iranit.

Kreu i Organizatës iraniane për Energji Atomike Fereidoun Abbasi tha dje në mbrëmje se injektimi i gazit të uraniumit në centrifuga në kompleksin e pasurimit të Fordos do të fillojë para 1 shkurtit. Irani e kishte njoftuar agjencinë bërthamore të OKB-së për ekzistencën e këtij kompleksi në vitin 2009.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se aktivitetet pasuruese të Iranit kanë si synim zhvillimin e aftësive për të prodhuar armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka si objektiv vetëm të prodhojë energji elektrike dhe materiale për studime mjekësore.

XS
SM
MD
LG