Lidhje

Irani miraton një ligj për reduktimin e lidhjeve me Britaninë e Madhe


Irani miraton një ligj për reduktimin e lidhjeve me Britaninë e Madhe
Irani miraton një ligj për reduktimin e lidhjeve me Britaninë e Madhe

Parlamenti i Iranit miratoi një projekt-ligj për të reduktuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Britaninë në përgjigje të sanksioneve të reja që perëndimi vendosi mbi Teheranin për programin e tij bërthamor.

Shumica e deputetëve votuan sot për të dëbuar ambasadorin britanik brenda dy javësh, duke e lënë ambasadën britanike të drejtohet nga një i ngarkuar me punë. Lidhjet ekonomike me Londrën do të pakësohen gjithashtu në minimum.

Projekt-ligji shkon tani në Këshillin e Gardianëve – një organ vëzhgues konstitucional – për miratimin përfundimtar.

Votimi i sotëm shihet si një reagim ndaj mbështetjes së Britanisë për përpjekjet e reja amerikane për t’i bërë presion Teheranit të ndalë programin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG