Irani thotë se do të hedh raketa me rreze të gjatë veprimi të shtunën si pjesë e një stërvitje ushtarak në Gjirin Persik.
Njoftimi sot bëhet ndërsa shtohen tensionet mes Iranit dhe fuqive perendimore mbi kërcënimin e Teheranit për bllokimin e transportit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
Agjencia e lajmeve Fars citoi një admiral iranian të ketë thënë se marina do të testojë disa lloj raketash përfshi ato me rreze të gjatë, si pjesë e një stërvitje ushtarake që filloi më 24 dhjetor. Ai tha se hedhjet janë faza finale e stërvitjes për të përgatitur marinën të konfrontohet me armikun në situatat e një lufte.
Arsenali i Irani përfshin raketat Shahab-3 që mund të arrijnë Izraelin dhe disa baza amerikane në Lindjen e Mesme.
Në fillim të javës, Teherani kërcënoi bllokimin e hyrjes për në Gjirin Persik në se fuqitë perendimore vendosin sanksione që kanë si objektiv eksportet e tij të naftës.