Lidhje

Irani thirrje Uashingtonit të kërkojë falje mbi akuzat për komplot


Irani thirrje Uashingtonit të kërkojë falje mbi akuzat për komplot
Irani thirrje Uashingtonit të kërkojë falje mbi akuzat për komplot

Irani i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të kërkojnë falje për akuzat që ka ngritur për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha sot se Irani i ka çuar një letër Shteteve të Bashkuara, ku i thotë të kërkojë falje. Në letër po ashtu i bëhet thirrje SHBA të paguajnë dëmshpërblim për shkak të akuzave të ngritura.

Zyrtarët amerikanë i kanë akuzuar dy të dyshuar për komplotimin e një plani me vlerën e 1,5 milionë dollarëve nga forcat elitë Kud të Rojeve Revolucionare të Iranit, për vrasjen e ambasadorit saudit Adel-al-Jubeir në një sulm me bombë në një restorant të Washingtonit. Irani i ka mohuar akuzat.

XS
SM
MD
LG