Lidhje

Irani thotë se do të shtojë angazhimin në Irak, pas tërheqjes së trupave amerikane


Irani thotë se do të shtojë angazhimin në Irak, pas tërheqjes së trupave amerikane
Irani thotë se do të shtojë angazhimin në Irak, pas tërheqjes së trupave amerikane

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i bëri komentet në një intervistë CNN-in

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad thotë se tërheqja e trupave amerikane nga Iraku nuk do të shtojë angazhimin e Iranit në Irak.

Ai i bëri këto komente në një intervistë dje për stacionin amerikan CNN. Ai tha se trupat amerikane duhet të tërhiqeshin më shpejt dhe se Iraku duhet të vendosë vetë se si do të stërvisë dhe do të menaxhojë ushtrinë e tij.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë “të urryera” në Lindjen e Mesme dhe se rajoni nuk duhet të ndikohen nga trysnia amerikane.

Zoti Ahmadinexhad tha gjithashtu se Irani ka në plan që të bëjë përpjekje edhe më të mëdha për të inkurajuar qeverinë e Sirisë dhe opozitën në këtë vend “që të arrijnë në një mirëkuptim”. Ai tha se nuk duhet të ketë “ndërhyrje” nga jashtë për problemet e brendshme. Damasku konsiderohet gjerësisht si aleati më i fortë rajonal i Teheranit.

Udhëheqësi iranian kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore që u përfshinë në misionin e NATO-s në Libi. Ai tha se fushata ajrore e NATO-s ka përkeqësuar konfliktin në vend.

XS
SM
MD
LG