Lidhje

Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Iran


Në Iran përfunduan votimet për zgjedhjet parlamentare, pas mbajtjes së qendrave të votimit të hapura për disa orë shtesë nga ana e ministrisë së brendshme, për shkak të rradhëve të gjata të njerëzve që donin të votonin.

Mediat shtetërore iraniane thanë se kishte patur një pjesmarrje shumë të gjerë në zgjedhje, të cilat priten të përforcojnë pushtetin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei ndaj rivalëve konservatorë të lidhur me Presidentin Mahmud Ahmadinexhad.

Gati 3,400 kandidatë konkurojnë për 290 vendet në parlament. Zgjedhjet e sotme, të parat që nga zgjedhjet e debatueshme presidenciale të vitit 2009, po bojkotohen nga grupet kryesore opozitare dhe reformiste. Të gjithë kandidatët u miratuan nga Këshilli Kujdestar, një grup i fuqishëm ekspertësh islamikë dhe juristësh, që vendos mbi çështje kushtetuese.

Në Iran, kanë të drejtën e votës më shumë se 48 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG