Lidhje

Irak: Vritet një udhëheqës i tretë i al-Kaidës


Në Irak, është vrarë një tjetër udhëheqës i Al Kaidës në një operacion të përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre irakiane.

Ky është udhëheqësi i tretë i Al Kaidës që vritet gjatë tre ditëve të fundit. Zyrtarët ushtarakë irakianë thanë se forcat e përbashkëta përdorën të dhënat e zbulimit për të gjetur vendndodhjen dhe për ta vrarë Ahmed al-Obeidi në Irakun verior.

Ato thanë se al-Obeidi, po ashtu i njohur si Abu Suhaib, ishte përgjegjës për planifikimin e disa sulmeve në Nineveh, Salahuddin dhe Kirkuk.

Zyrtarët irakianë dhe amerikanë thonë se udhëheqësit kryesorë të Al-Kaidës në Iraq u vranë në një operacion të përbashkët të dielën, pranë qytetit verior Tikrit.

Po sot, policia irakiane tha se persona të armatosur vranë gruan, vajzën dhe tre djem të një grupi suni kundër Al Kaidës. Vrasjet ndodhën në Tarmiyah, në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG