Zyrtarët irakianë thonë se kanë filluar të mbërrijnë ndihmat në një qytet të vogël shiit në veri të vendit, pasi forcat irakiane çanë rrethimin dy mujor të luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë, të mbështetura nga grupe paraushtarake shiite morën nën kontroll qytetin e Amerlisë.
Dje ushtria amerikane hodhi mijëra racione me ushqim dhe furnizim me ujë mbi qytet. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se dje ndërmori edhe sulme ajrore pranë Amerlisë, duke shkatërruar një tank të Shtetit Islamik.
Ndërkaq, Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë për mbrojtjen e pakicave irakiane nga persekutimi i Shtetit Islamik.