Lidhje

Të paktën 10 të vrarë në disa shpërthime me bombë në Irak


Të paktën 10 të vrarë në disa shpërthime me bombë në Irak
Të paktën 10 të vrarë në disa shpërthime me bombë në Irak

Sot në Irak pati një seri sulmesh me bombë, që patën si objektiv zyrtarë të policisë dhe besimtarë shiitë nga Irani. Ministria e Brendshme e Irakut tha se një nga sulmet më vdekjeprurëse ndodhi në qytetin verior të Tikritit, ku shpërthyen disa bomba pranë shtëpisë së një zyrtari të policisë.

Ministria tha se të paktën 10 persona u vranë, mes tyre 7 anëtarë të familjes së zyrtarit dhe se të paktën një nga viktimat ishte fëmijë. Bomba e dytë shpërtheu tek një pikë kontrolli në qytetin e Samarrës, në very të Bagdadit, duke vrarë dy police dhe duke plagosur të paktën dy të tjerë.

Ndërkohë, dy të ashtuquajtura bomba ngjitëse plagosën 8 persona në një autobus që po kalonte në qendër të Bagdadit. Ndërsa bomba e dytë shpërtheu në një lagje tjetër, duke plagosur të paktën 4 pasagjerë.

XS
SM
MD
LG