Lidhje

Irak: Të paktën 58 të vrarë nga shpërthimet


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 58 veta janë vrarë nga disa bomba, shumica e të cilave kishin në shenjestër shiitët në Bagdat.

Disa shpërthime ndodhën në qytetin Sadr, një lagje shiite e Bagdatit. Zyrtarët e sigurisë thanë se të paktën një makinë bombë shpërtheu pranë zyrës së klerikut anti-amerikan Moktada al-Sadr, duke vrarë të paktën 25 veta dhe plagosur rreth 100 të tjerë.

Një bombë tjetër shpërtheu tek tregu. Zyrtarët thonë se bombat e tjera që shpërthyen sot kishin në shenjestër xhamitë shiite të Bagdatit.

Dhuna pason njoftimet e zyrtarëve irakianë për vrasjen e dy krerëve të al-Kaidës në Bagdat. Grupi është fajësuar për pjesën më të madhe të dhunës në kryeqytetin irakian.

XS
SM
MD
LG