Lidhje

Irak: 27 të vrarë nga dy sulme me bomba


Dy sulme të veçanta me bombë në rrugët e kryeqytetit irakian shkaktuan 27 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Sulmi i parë ndodhi pranë një dyqani akulloreje shumë popullor në distriktin Karrada të Bagdadit, ku u vranë 16 persona dhe u plagosën 75 të tjerë.

Disa orë më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi pranë një ndërtese të qeverisë të lagjen Shawaka të qytetit. 11 vetë u vranë në atë shpërthim.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për të dy sulmet, duke thënë se të dy ata ishin shpërthime me bombë me objektiv myslimanët shiitë, që ISIS i konsideron si heretikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG