Lidhje

Ligjvënësit irakianë, më pranë formimit të qeverisë së re


Ligjvënësit irakianë, më pranë formimit të qeverisë së re
Ligjvënësit irakianë, më pranë formimit të qeverisë së re

Ligjvënësit irakianë janë një hap më pranë formimit të qeverisë së re me zgjedhjen e një anëtari të koalicionit Irakija që gëzon mbështetjen e grupit suni si kryetar parlamenti.

Ligjvënësit zgjodhën Osama al-Nuxhaifi për postin gjatë seancës së sotme parlamentare. Ata zgjodhën gjithashtu një anëtar të Lëvizjes Sadriste dhe një ligjvënës të Aleancës së Kurdistanit si zëvendës kryetarë.

Zgjedhjet bëhen një ditë pasi krerët politikë i dhanë fund një krize 8-mujore që pasoi zgjedhjet e marsit që përfunduan pa një rezultat të qartë. Një marrëveshje e arritur mbrëmë i hapi rrugë kthimit të kryeministrit Nuri al-Maliki për një mandat të dytë.

Koalicioni Irakija i ish kryeministrit Ajad Allaui fitoi shumicën e vendeve në votimet e marsit, por nuk arriti të merrte mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera për të krijuar koalicionin e maxhorancës.

Zyrtarët thanë dje se koalicioni Irakija ra dakort të pranonte postin e kryetarit të parlamentit. Marrëveshja do të lejojë kreun kurd Xhalal Talabanin të mbajë presidencën, duke forcuar rolin e kurdëve në Irak.

XS
SM
MD
LG