Lidhje

5 të vrarë, 15 të plagosur nga një seri shpërthimesh në Irakun perëndimor


5 të vrarë, 15 të plagosur nga një seri shpërthimesh në Irakun perëndimor
5 të vrarë, 15 të plagosur nga një seri shpërthimesh në Irakun perëndimor

Policia irakiane tha se të paktën 5 njerëz janë vrarë në një seri shpërthimesh me bomba sot në perëndim të Irakut, pranë kufirit me Sirinë.

Policia tha se shpërthimet ndodhën në qytetin Kaim dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën 15 njerëz.

Policia tha se të paktën një bombë shpërtheu pranë një shtëpie, e cila ishte duke u ndërtuar, pronë e sheikut Murdhi Muhamed al Mahlavi, një kandidat sunni i cili ndihmoi koalicionin laik “Irakia” të ish Kryeministrit Ayad Allawi në zgjedhjet parlamentare të 7 marsit.

Një seri bombash të tjera shpërthyen pranë një grumbulli njerëzish.

Dhuna vjen dy ditë pasi zyrtarët e zgjedhjeve njoftuan se zoti Allavi fitoi shumicën e vendeve në parlament.

Ai fitoi dy vende më shumë në parlament se sa Kryeministri aktual i Irakut Nuri al Maliki dhe koalicioni i tij shiit, Shteti Ligjor. Zoti Maliki e ka kundërshtuar rezultatin.

XS
SM
MD
LG