Lidhje

Iraku do të nisë drejt vendeve të tyre familje të luftëtarëve të ISIS-it


Autoritetet në Irak thonë se kanë ndaluar më tepër se 1,300 gra dhe fëmijë të huaj, që dyshohet të jenë familjarë të xhihadistëve të Shtetit Islamik, në një kamp me njerëz të zhvendour dhe presin t’i nisin ata drejt vendeve të tyre.

Gratë dhe fëmijët, shumica e tyre nga Rusia, Turqia, Azia Qendrore dhe disa nga vende të Evropës Lindore, iu dorëzuan forcave kurde në fund të gushtit, pasi luftëtarët irakianë e zbuan Shtetin Islamik nga qyteti verior Tal Afar, pranë Mosulit.

Zyrtarët irakianë thanë se janë duke verifikuar kombësinë e grave, shumë prej të cilave nuk i kishin pasaportat origjinale, apo dokumente të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa forcat kurde morën kontrollin e Tal Afarit, ata ja dorëzuan gratë dhe fëmijët forcave irakiane, ndërsa burrat i mbajtën të ndaluar, me mendimin se ata ishin të gjithë luftëtarë.

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, që mbështet 541 gra me fëmijët e tyre, thonte përmes një deklarate se “Iraku duhet të veprojë me shpejtësi, për sqarimin e planeve për fatin e këtyre individëve. Sikurse të gjithë personat që u shpëtojnë konflikteve, është e domosdoshme që këta individë të merren nën mbrojtje dhe të ndihmohen.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG