Lidhje

Forcat irakiane gati të shpallin fitoren


Forcat irakiane të sigurisë thonë se parashikojnë të deklarojnë fitore në Mosul në oërt në vazhdim, një zhvillim që do t’i jepte fund pjesën irakiane të të vetëquajturit kalifat të Shtetit Islamik.

Një korrespondent i një televizioni irakian që raporton nga brenda forcave irakiane, tha se trupat ishin në metrat e fundit dhe se është çështje orësh para se të shpallet fitorja përfundimtare.

Forcat irakiane kanë mbështetjen e goditjeve ajrore të koalicionit dhe të forcave tokësore në ofensivën për të rimarrë kontrollin e Mosulit.

Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minarenë e saj 45 metra të gjatë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë të riparohet infrastruktura bazë e Mosulit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG