Lidhje

Irak: Të paktën 20 të vdekur nga dy sulme vetëvrasëse


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 20 vetë humbën jetën në dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin Bagdad.

Në një nga sulmet, autori që përdori makinë bombë, aktivizoi eksplozivët tek hyrja e një tregu shumë të frekuentuar sot në një distrikt kryesisht shiit. Të paktën 13 persona u vranë nga shpërthimi, për të cilin mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Një tjetër shpërthim në Bagdad shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë vetëve.

XS
SM
MD
LG