Lidhje

Iraku fajëson al-Kaidën për dhunën


Iraku po fajëson al-Kaidën për një seri shpërthimesh me autobombë që tronditën Bagdatin duke vrarë të paktën 33 persona dhe plagosën dhjetra të tjerë.

Shpërthimi më vdekjeprurës ishte në veri të Bagdatit ku u vranë të paktën shtatë persona.

Deri tani askush nuk ka marr përgjegjësinë porn ë një deklaratë të ministrisë së brendshme irakiane fajësohen militantët e Al-Kaidës “të motivuar nga urrejtja dhe urdhërat fetarë”. Në deklaratë thuhet gjithashtuse “rrugët e Irakut janë bërë si fushëbeteje”.

Sulmet pasojnë disa shpërthime dje në veri të Bagdatit nga të cilat u vranë 14 persona.

Kryeministri Nouri al-Maliki premtoi dje se do të vazhdojë të luftojë terrorizmin dhe tha se janë arrestuar 800 të dyshuar.

Dhuna ka qënë në rritje në Irak këtë vit nga tensionet mes pakicës suni dhe qeverisë Shiite në pushtet.

Më shumë se 3 mijë vetë janë vrarë nga dhuna gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG