Lidhje

Banorët e Floridës përgatiten për uraganin Irma


Ndërsa Uragani Irma shkon drejt Floridës, zyrtarët atje paralajmërojnë miliona njerëz se koha po mbaron për t'u evakuar pasi stuhia vrau të paktën 22 vetë në Karaibe dhe shkaktoi shkatërrime katastrofike.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha të shtunën se uragani është shndërruar në një stuhi të shkallës së 3-të, por pritet të fuqizohet kur të godasë Floridën.

Zyrtarët në Florida kanë kërkuar që 5.6 milionë njerëz - më shumë se një e katërta e popullsisë së shtetit - të evakuohen përpara goditjes së pritshme të uraganit të dielën.

Florida Governor Rick Scott
Florida Governor Rick Scott

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si "një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë", duke vënë në dukje se stuhia është më e gjerë se shteti i Floridës.

Sipas parashikimeve, uragani do të godasë drejtpërdrejt ishujt Florida Keys, perëndimin e Floridës dhe zonën e Gjirit të Tampës. Por mendohet që edhe pjesa juglindore e Floridës, përfshirë Majamin, ta ndjejë "furinë" e stuhisë të fuqishme.

Banorët e Floridës përgatiten për ardhjen e uraganit Irma
Banorët e Floridës përgatiten për ardhjen e uraganit Irma

Irma rifitoi statusin e Kategorisë 5 të premten vonë, pasi u rishikua më parë në një kategori të fuqishme 4. Të shtunën fuqia e uraganit ra përsëri në 3. Parashikuesit thonë se stuhia, që tashmë konsiderohet si më e fuqishmja ndonjëherë e regjistruar në Atlantik, mund ta ruajë forcën e saj të tanishme teksa i afrohet Shtetet e Bashkuara kontinentale.

Stuhia parashikohet të godasë Florida Keys dhe gadishullin jugor të Floridës të dielën në mëngjes.

Presidenti Donald Trump dhe kabineti i tij u takuan të shtunën për të diskutuar për masat për stuhinë.

"Është një gjë shumë e keqe, por ne jemi të përgatitur në nivelin më të lartë. Shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë", tha zoti Trump për gazetarët të premten, para se të nisej me helikopter nga Shtëpia e Bardhë për në vendpushimin presidencial Kamp Davidit ku u zhvillua mbledhja e kabinetit.

Të shtunën Presidenti Trump shkroi një Tweet, ku përfshinte disa linke me adresa për strehime dhe informacione të tjera, me rëndësi për viktimat e stuhisë.

"FLORIDA - Vizitoni http://FloridaDisaster.org/info për gjetjen e strehimeve, mbylljen e rrugëve dhe rrugët e evakuimit.

http://45.wh.gov/HurricaneIrmaFeed …," shkroi Presidenti

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/906543198599876608 ]]

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG