Lidhje

Turqi: Pesë të plagosur nga një mortajë


Pesë vetë u plagosën sot kur një mortajë goditi një shtëpi në Turqi, disa kilometra larg një beteje të ashpër mes luftëtarëve kurdë dhe ekstremistëve të grupit Shteti Islamik në Sirinë fqinjë.

Dëshmitarët thanë se plagët nuk ishin kërcënuese për jetën. Nuk ishte e qartë se nga erdhi goditja.

Luftimet pranë qytetit Kobani pranë kufirit sirian po hyjnë në javën e tretë. Turqia ka dislokuar forca ushtarake në kufi, por nuk ka ndërhyrë deri tani.

Ligjvënësit turq votuan këtë javë për të autorizuar angazhimin e trupave në Siri dhe Irak, ku Shteti Islamik ka ndërmarrë një ofensivë për të fituar terren.

Ushtria amerikane tha sot se ka shkatërruar tanke të Shtetit Islamik dhe ka goditur pozicione në dy qytete siriane gjatë raundit të fundit të goditjeve ajrore.

XS
SM
MD
LG