Lidhje

Goodman: Përgjimi i paligjshëm dihej plotësisht dhe mbështetej nga gazetarët


Goodman: Përgjimi i paligjshëm dihej plotësisht dhe mbështetej nga gazetarët
Goodman: Përgjimi i paligjshëm dihej plotësisht dhe mbështetej nga gazetarët

Gazeta Guardian e Britanisë ka marrë një letër nga një ish- gazetar i News of the World, që thotë se përgjimi i telefonave diksutohej gjerësisht në këtë gazetë tashmë të mbyllur.

Në një letër të shkruar katër vjet më parë dhe të botuar të martën nga Guardian, ish-gazetari Clive Goodman thotë se përgjimi i paligjshëm dihej plotësisht dhe mbështetej nga gazetarët kryesorë të News of the World. Goodman, i cili u burgos për pirateri telefonike në vitin 2007, argumenton në letrën e tij se ai kurrë nuk duhet të ishte pushuar nga puna, sepse kishte vepruar me mbështetjen e këtyre gazetarëve. Ai pohon se atij i ishte thënë se mund ta mbante punën nëse pranonte të mos implikonte gazetën në çështjen e përgjimit të telefonave.

Letra, që do të dalë nga komisioni i parlamentit për mediat, mund të minojë mohimet e përsëritura nga drejtuesit e News Corporation, pronë e manjatit të mediave Rupert Murdoch.

Ligjvënësit britanik thanë sot se është e mundshme që djali zotit Murdoch, James, të thirret përsëri për t'iu përgjigjur pyetjeve të tjera rreth skandalit mbi përgjimin e telefonatave nga gazetarë të News of the World.

XS
SM
MD
LG