Lidhje

Ish-kreu i FMN-së Strauss-Kahn do të paraqitet në gjykatë


Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të duhet të paraqitet në gjykatë në lidhje me akuzat se ai u përpoq të përdhunonte një pastruese hoteli në Nju Jork.

Një gjykatës amerikan nuk pranoi sot një mocion nga Dominique Strauss-Kahn për të hedhur poshtë padinë mbi bazë të argumentit se ai ka imunitet diplomatik.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të shtetit të Bronksit, Douglas McKeon vendosi që politikani francez nuk mund të kërkojë imunitet ndaj padisë civile të paraqitur nga pastruesja e hotelit Nafisatou Diallo pasi nuk pretendoi të kishte imunitet pas arrestimit të tij majin e kaluar.

Gjykatësi tha se Strauss-Kahn e minoi edhe më tej pretendimin për imunitet duke dhënë dorëheqjen menjëherë pasi incidenti u bë public. Diallo thotë se Strauss-Kahn u përpoq ta përdhunonte atë në një dhomë të hotelit në Manhattan, por prokurorët hoqën dorë nga akuzat penale verën e kaluar, duke ngritur dyshime rreth besueshmërisë së zonjës Diallo.

Diallo më pas ngriti padi kundër Strauss-Kahnit në gjykatë civile. Strauss-Kahn ka mohuar bërë ndonjë veprimi të dhunshëm gjatë takimit me Diallon. Vendimi u njoftua për herë të parë në gazetën New York Post.

XS
SM
MD
LG