Lidhje

Ish kryeministri kroat shkon nga gjykata në spital

FILE--In this March 26, 2008 file picture Croatia's former prime minister Ivo Sanader is seen during an interview with The Associated Press in Zagreb, Croatia. Croatian police say the former Prime Minister Ivo Sanader has been arrested in Austria on an i

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader u largua nga një gjykatë e Zagrebit sot në fillim të gjykimit të tij për korrupsion dhe shkoi në një spital për analiza.

Zoti Sanader mbërriti sot në gjykatë duke u ankuar për dhimbje të gjoksit. Ai i kërkoi ndjesë gjykatësit për gjendjen e tij të lodhur dhe tha se tha se do të shkonte në spital për probleme të zemrës.

Gjykatësi më pas e shtyhu gjykimin duke thënë se analizat mjekësore ishin të nevojshme dhe se si rezultat gjykimi nuk mund të zhvillohej.

Zoti Sanader dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2009. Prokurorët e akuzuan atë muajin e kaluar për rryshfete në marrëveshjet me një bankë austriake dhe marrjen e miliona dollarëve nga firmat shtetërore.

Ai përgallet gjithashtu me disa hetime për abuzim të pushtetit.

XS
SM
MD
LG