Lidhje

Ish-kryeministrin Dominik de Villepin, i pafajshmëm


Ish-kryeministrin Dominik de Villepin, i pafajshmëm
Ish-kryeministrin Dominik de Villepin, i pafajshmëm

Një gjykatë apeli në Francë e nxori të pafajshëm ndaj akuzave për shpifje ish-kryeministrin Dominik de Villepin.

Zoti De Villepin ishte akuzuar se kishte marrë pjesë në një fushatë shpifjesh ndaj presidentit Nikola Sarkozi. Të dy udhëheqësit francezë janë rivalë politikë. Eskpertët thonë se çështja gjyqësore e ka dëmtuar të ardhmen politike të zotit de Villepin, përfshirë kandidimin e tij të mundshëm për president në zgjedhjet e vitit 2012.

Dje zyra e prokurorisë e Parisit hapi një hetim paraprak lidhur me çështjen në se zoti de Villepin dhe ish presidenti Zhak Shirak kanë marrë me miliona dollarë nga udhëheqësit afrikanë.

XS
SM
MD
LG