Lidhje

Ish presidenti Xhimi Karter shtrohet në spital


Ish presidenti Xhimi Karter shtrohet në spital
Ish presidenti Xhimi Karter shtrohet në spital

Ish-Presidenti amerikan Xhimi Karter u shtrua sot në spital në qytetin Klivlend të Ohajos, pasi u sëmur gjatë një udhëtimi me avion.

Një zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar Hopkins të Klivlendit të tha se ish-Presidenti u prit ekipet e shpëtimit, kur avioni i tij u ul në tokë dhe u dërgua në spital.

Qendra Karter në Atlanta të Xhorxhas thotë se ish-presidenti ndjeu dhimbje në stomak gjatë fluturimit dhe tani po pushon.

Zoti Karter po shkonte në Klivlend për të nënshkruar kopje të librit të tij të ri “Ditari i Shtëpisë së Bardhë”. Zoti Karter është 85 vjeç dhe shërbeu si President nga viti 1977 deri në vitin 1981.

Qendra Karter thotë se zoti Karter pritet të rifillojë turneun e librit të tij këtë javë.

XS
SM
MD
LG