Lidhje

Ish ushtarja izraelite publikon foto me të burgosur palestinezë në Facebook


Ish ushtarja izraelite publikon foto me të burgosur palestinezë në Facebook
Ish ushtarja izraelite publikon foto me të burgosur palestinezë në Facebook

Një ish-ushtare izraelite thotë se nuk sheh ndonjë të keqe nga publikimi i fotografive të saj në Facebook me palestinezë të ndaluar, me pranga në duar dhe me sy të mbyllur. Në një intervistë që dha sot për radion e ushtrisë izraelite, Eden Abergil tha se publikimi i fotografive nuk ishte një deklaratë politike. Ish-ushtarja thotë se fotot ishin marrë për të kujtuar eksperiencën e saj në ushtri. Ajo tha se fotografitë ishin të vitit 2008, në një bazë ku merreshin shpesh në pyetje palestinezët që përpiqeshin të kalonin kufirin e Gazës, për të hyrë në Izrael. Eden Abergil i vendosi fotot në Facebook disa javë më parë, nën titullin "Ushtria, ditët më të mira të jetës sime". Në njërën nga fotot është ish-rezervistja, duke buzëqeshur pranë tre të burgosurve me sy të lidhur. Në një tjetër foto, ajo është e ulur pranë një të burgosuri, me kokën të përkulur drejt tij.

XS
SM
MD
LG