Lidhje

Si është i organizuar koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it


Koalicioni botëror kundër Shtetit Islamik u formua në shtator të vitit 2014, me qëllim goditjen dhe shkatërrimin përfundimtar të tij

Kërcënimi

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shteti Islamik paraqet një kërcënim global terrorist, falë rekrutimit të mijëra luftëtarëve të huaj nga e gjithë bota në Irak dhe Siri si dhe përdorimit të teknologjisë për përhapjen e ideologjinë së tij të dhunshme dhe nxitjen e akteve terroriste.

Koalicioni

Koalicioni përbëhet nga 68 vende anëtare. Dukshëm mungojnë në përbërje të tij Rusia, Kina dhe Irani. Megjithatë, Rusia dhe Irani po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në mënyrë të pavarur në Siri.

Disa anëtarë të koalicionit, duke përfshirë Britaninë, Australinë, Francën dhe një pjesë e vogël e fuqive rajonale kanë ndihmuar në sulmet ajrore në Irak dhe Siri, ndërsa të tjerë kanë goditur burimet që furnizojnë me para dhe luftëtarë të huaj IS-isin. Të tjera vende kanë kontribuar me ndihma humanitare, strehim të refugjatëve ose duke siguruar armë dhe luftëtarë të trajnuar.

Misioni

Në qëllimin e tij për të mposhtur Shtetin Islamik, koalicioni përdor një qasje të përbashkët në pesë drejtime. Këtu përfshihen fushata ushtarake në Irak dhe Siri, bllokimi i furnizimit të IS-isit me luftëtarëve të huaj, bllokimi i financimin të xhihadistëve, trajtimi i krizave humanitare në rajon dhe si denoncimi i mënyrës së gabuar se si ky grup e interpreton fenë islamike.

- Ndërhyrja ushtarake: Përmes një kombinimi të sulmeve ushtarake kundër terrorizmit, këshillimit dhe ndihmës ofruar forcave të qeverisë irakiane dhe grupeve opozitare siriane, koalicioni ka ndihmuar partnerët lokale që të largojnë Shtetin Islamik nga 62 për qind të territorit të populluar në Irak që kontrollonte dikur dhe nga 30 për qind e territorit të populluar në Siri.

- Koalicioni po punon për zbatimin e detyrimeve dhe rekomandimeve të përcaktuara në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratuar në vitin 2014. Kjo rezolutë u kërkon vendeve të marrin masa për t'iu kundërvënë luftëtarëve të huaj terroristë, duke zgjeruar detyrimet aktuale bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe forcimin e masave ndërkombëtare që parandalojnë udhëtimin e luftëtarëve të dyshuar të huaj terroristë. Gjithashtu parashikohen masa për të parandaluar mbështetjen financiare për luftëtarët e huaj terroristë si dhe forcim i mëtejshëm i mekanizmave ndërkombëtare dhe bashkëpunimit rajonal.

- Partnerët e koalicionit kanë ndërmarrë hapa për të siguruar zbatimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që Shteti Islamik të mos jetë në gjendje të përdorë sistemin financiar ndërkombëtar, kjo përmes sanksioneve vendosur udhëheqësve të lartë të grupit dhe financuesve të tyre. Sulmet ajrore të koalicionit kundër burimeve të naftës të kontrolluara nga Is-isi, infrastrukturës dhe aseteve të tyre të transportit, kanë ndërprerë aftësinë e tyre për të prodhuar dhe shitur naftë, burimi kryesor i ardhurave për grupin.

- Departamenti Amerikan i Shtetit këmbëngul se kontributet ndërkombëtare nuk duhet të jenë vetëm ushtarake. Ndihma humanitare për ata që janë prekur nga konflikti është po aq e rëndësishme për plotësimin e nevojave urgjente dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Me nevojat në rritje të popullsisë civilëve të prekur, kontributet shtesë nga komuniteti ndërkombëtar janë të nevojshme për të adresuar nevojat më emergjente ku përfishihet strehimi, furnizimi me ushqime dhe ujë, shërbim mjeksor dhe arsimimi i popullsisë.

- Grupi i punës së koalicionit “kundër-komunikimit” bashkë udhëhiqet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit beson se çdo strategji afatgjatë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm nuk mund të përqëndrohet vetëm në veprime ushtarake. Kjo është arsyeja e krijimit të qendrës “Sawab” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe me fokus goditjen e komunikimit dhe rekrutëve të Shtetit Islamik, nëpërmjet rritjes së volumit dhe forcës së debateve në internet me qasje të moderuar, tolerante dhe pozitive në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG