Lidhje

Organizata britanike IHS: Shteti Islamik humbet territor


Xhihadistët e Shtetit Islamik po vazhdojnë të humbin kontroll të territorit që kishin marrë në Irak dhe Siri, tha të dielën organizata britanike IHS.

IHS tha se Shteti Islamik humbi 12 për qind të territorit që kishte marrë në kontroll në gjysmën e parë të vitit 2016, përveç 14 për qind të territorit që kishin humbur në vitin e kaluar. Sipas IHS, Shteti Islamik kontrollon rreth 68 mijë e 300 kilometra katrorë tokë në dy vendet.

Analistët e IHS thonë se Shteti Islamik ka humbur pjesë territori në Siri, pasi është vendosur në presion në rritje nga forcat siriane të mbështetura nga goditjet ajrore rusedhe një aleancë arabo-kurde mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG