Lidhje

Islamistët egjiptianë fituan shumicën në një panel për kushtetutën e re


Islamistët egjiptianë fituan shumicën e vendeve në një panel me 100 anëtarë i caktuar për hartimin e kushtetutës së re që grupet laike dhe liberale druhen se do të forcojë rolin e fesë në shoqëri.

Agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve bëri publike emrat e anëtarëve të komisionit sot, një ditë pasi ata u zgjodhën në një seancë të përbashkët të Dhomës së Ulët të parlamentit dhe senatit, që të dy të mbizotëruar nga islamistët.

Nga 50 ligjvënësit e zgjedhur për asamblenë e posaçme, media egjiptiane thotë se 37 janë islamistë. 50 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga shoqëria civile po ashtu kanë mes tyre një numër të mjaftueshëm islamistësh që t’u sigurojë shumicën në asamblenë me 100 anëtarë.

Ligjvënësit egjiptianë liberalë dhe të majtë nga partitë e pakicave e bojkotuan përzgjedhjen e panelit në parlament, në shenjë proteste ndaj atyre që ata quajnë përpjekje islamiste për të monopolizuar procesin e hartimit të kushtetutës.

XS
SM
MD
LG