Lidhje

Islandë, Gjykata shpall ish kryeministrin Haarde fajtor për shpërfillje


Një gjykatë në Islandë ka shpallur ish kryeministrin Geir Haarde fajtor për shpërfillje, lidhur me trajtimin e krizës së shëmbjes së bankave në vitin 2008, ndërsa e ka deklaruar atë të pafajshëm lidhur me akuza të tjera më serioze.

Zoti Haarde është udhëheqësi i parë botëror që paraqitet para një gjykate për trajtimin nga ana e qeverisë së tij të krizës globale financiare.

Gjykata në Rejkjavik e dënoi atë për mosinformim të ministrave të tjerë të qeverisë lidhur me krizën bankare që kërcënonte Islandën. Por ajo vendosi se ai është i pafajshëm për akuzat e tjera, përfshi atë sipas të cilës ai nuk kishte bërë asgjë për të pakësuar përmasat e sistemit bankar.

Zoti Haarde nuk do të kalojë kohë në burg dhe nuk do të duhet të paguajë ndonjë gjobë apo shpenzime gjyqësore. Por ai është gjithsesi i zemëruar për vënien para gjykatës, për një krizë financiare që ai tha se nuk mund ta ndalte.

XS
SM
MD
LG