Lidhje

Shpërthen dhuna në kufi me Izraelin, dhjetra palestinezë të plagosur


Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se më shumë se 360 palestinezë u plagosën të premten nga trupat izraelitë që përdorën armë zjarri dhe gaz lotsjellës për të penguar përpjekjet e shumta nga palestinezët për të kaluar kufirin.

Dhuna shpërtheu pasi mijëra palestinezë organizuan një protestë përgjatë kufirit, protesta e tretë javore e parashikuar të zgjasë deri në mes të muajit maj. Protestat kanë rezultuar me dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Protestuesit u mblodhën në kampet me tenda disa qindra metra nga kufiri.

Ushtarët izraelitë qëlluan drejt tyre me armë e gaz lotsjellës kur grupe të vogla protestuesish iu afruan kufirit duke djegur flamuj izraelitë e goma si dhe gjuajtur me gurë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës mes 363 protestuesve të plagosur, 59 ishin plagosur me armë zjarri. Në mesin e të plagosurve kishte dhjetë punonjës së shëndetësisë. Një prej tyre vdiq nga plagët e marra, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 34, njoftoi ministria.

Protestuesit kërkojnë t'i japet fund bllokadës dhjetëvjeçare si dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në Izrael. Izraeli në mënyrë të përsëritur ka përjashtuar mundësinë e kthimit të tyre për shkak të shqetësimeve se mund të humbasë shumicën e saj me popullësi hebreje.

Disa grupe të të drejtave të njeriut thanë se hapja e zjarrit nga forcat izraelite është e paligjshme, pasi trupat potencialisht mund të përdorin forcën me pasojë vdekjen, kundër protestuesve të paarmatosur. Por zyrtarët izraelitë thanë se ushtria ka vënë nën shënjestër vetëm "nxitësit" kryesorë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG