Lidhje

15 të vdekur nga tërmeti në Itali


Italy quake
Italy quake

Kryeministri Mario Monti premton masa të menjëhershme për rajonin e goditur

Një tërmet i fuqishëm në Italinë veriore ka lënë 15 të vdekur, duke goditur të njëjtin rajon që u trondit nga një tërmet tjetër vdekjepruruës në fillim të muajit.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti me magnitude 5 presje 8 goditi sot gati 40 kilometra në veriperëndim të Bolonjës në rajonin Elimia Romanja. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në mbarë pjesën qëndrore dhe veriore të Italisë, përfshi qytetin kryesor të Milanos. Disa pasgoditje shoqëruan tërmetin fillestar.

Zyrtarët e shpëtimit janë në vendngjarje duke u përpjekur të ndihmojnë njerëz të bllokuar në rrënojat e shtëpive të shembura, fabrikave dhe kishave.

Tërmeti i së martës goditi 58 kilometra në lindje të qytetit të Parmës, ku Italia do të lunate sot kundrerjt Luksemburgut në një ndeshje futbolli. Zyrtarët e anuluan ndeshjen.

Pak më shumë se një javë më pare një tërmet me magnitude 5 goditi të njëjtin rajon duke vrarë shtatë persona, dhe duke rrënuar shtëpi, fabrika dhe ndërtesa historike dhe duke lënë disa banorë të pastrehë. Tërmeti shkaktoi gjithashtu miliona dollarë dëme në sektorin bujqësor të rajonit, i famshëm për djathin Parmigiano Reggiano.

"Isha brenda dhe fatmirësisht trarët mbajtën mirë. Sidoqoftë, ishte e tmerrshme" tha një punëtor magazine.

Në Romë Kryeministri Mario Monti premtoi masa të menjëhershme.

"Dëshiroj t’i siguroj të gjithë se shteti italian do të bëjë gjithçka që është e mundur dhe në kohën më të shkurtër të mundshme për të garantuar kthimin e jetës normale në këtë rajon, që është aq i veçantë, aq i rëndësishëm dhe aq produktiv për Italinë," tha kryeministri.
XS
SM
MD
LG