Lidhje

SHBA, e ndarë nga G-7 për ndryshimet klimatike

  • Steve Herman

From left, European Council President Donald Tusk, Canadian Prime Minister Justin Trudeau, German Chancellor Angela Merkel, U.S. President Donald Trump, Italian Prime Minister Paolo Gentiloni, French President Emmanuel Macron, Japanese Prime Minister Shin

Në një lëvizje të pashembullt, Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë me homologët e tyre për një çështje të rëndësishme në komunikatën përfundimtare të samitit të Grupit të Shtatëshes.

Në komunikatën përfundimtare, të gjitha vendet e G-7, përveç Shteteve të Bashkuara premtuan veprim për të zbutur ndryshimet klimatike.

"Shtetet e Bashkuara janë në proces të rishikimit të politikave mbi ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit dhe kështu që nuk janë në pozitë të bashkohen me konsensus në këtë temë”, thuhet në komunikatë. "Duke e kuptuar këtë proces, krerët e shteteve dhe qeverive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian riafirmuan angazhimin e tyre të fuqishëm për të zbatuar me shpejtësi Marrëveshjen e Parisit.”

Shtetet e Bashkuara sipas dokumentit, duan më shumë kohë për të vendosur nëse do të dalin nga marrëveshja për të pakësuar emetimin e karbonit, për të cilën u ra dakort dy vjet më parë, me përfaqësues të 195 vendeve.

“Do të marr vendimin tim përfundimtar për Marrëveshjen e Parisit javën e ardhshme!” tha presidenti Trump përmes Tweeterit nga Siçilia në prag të përfundimit të drekës së punës së grupit të G-7.

"I thashë Donald Trumpit se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten plotësisht të angazhuara në Marrëveshjen e Parisit", u tha gazetarëve presidenti francez Emmanuel Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshja për klimën është aq e rëndësishme saqë nuk duhet të ketë kompromise për të.

"I gjithë diskutimi rreth klimës ishte shumë i vështirë, për të mos thënë shumë i pakënaqshëm," u tha gazetarëve kancelarja gjermane. "Nuk ka asnjë tregues nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë apo jo në Marrëveshjen e Parisit."

“Pati një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh” për këtë çështje, pohoi këshilltari i lartë ekonomik i presidentit Trump, Gary Cohn.


Grupet mjedisore shprehën menjëherë zhgënjim ndaj qëndrimit amerikan.

“Evropa, Kanadaja dhe Japonia dolën dhe mbajtën qëndrim, duke treguar përsëri sa larg është zoti Trump me pjesën tjetër të botës për çështjen e ndryshimeve klimatike”, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës Greenpeace International, Jennifer Morgan.

“Presidenti Trump duhet të kthehet tani në Uashington dhe të marr vendimin e duhur, për ta marr seriozisht çështjen e ndryshimeve klimatike dhe për të vepruar me pjesën tjetër të botës”, tha zonja Morgan në një deklaratë që i dërgoi Zërit të Amerikës.

Presidenti Trump ra dakort përsa i përket formulimit të gjuhës së komunikatës për tregëtinë, duke rënë dakort të luftojë protektonizmin megjithë qëndrimin e tij të përsëritur “Amerika e para”.

“Ne veprojmë ndaj jush ashtu siç veproni ju ndaj nesh” ishte ajo çfarë zoti Trump iu komunikoi partnerëve të G-7 për politikat tregëtare, iu tha gazetarëve këshilltari Cohn.

Në një fjalim para personelit të shërbimit amerikan në bazën detare Sigonella, presidenti nuk përmendi asnjë nga mosmarrëveshjet me gjashtë vendet e tjera, duke thënë se samiti ishte "një takim jashtëzakonisht produktiv" dhe se "kemi bërë shumë miq të mirë këtë javë".

Në një ndryshim tjetër nga tradita e takimeve të G-7, presidenti amerikan nuk mbajti një konferencë shtypi pas përfundimeve të samitit. Ai ishte i vetmi udhëheqës present që nuk foli me gazetarët.

Dita e dytë dhe e fundit e Samitit të G-7ës mblodhi në një takim të përbashkët edhe udhëheqës të disa vendeve afrikane.

Vendi organizator, Italia, kërkon të tërheqë vëmendjen tek kriza e emigrantëve dhe udhëtimin e të rrezikshëm përmes Mesdheut të dhjetëra mijërave prej tyre, drejt një jete më të mirë në Evropë.

Udhëheqës nga Etiopia, Kenia, Nigeri, Nigeria dhe Tunizia, janë të pranishëm në këto bisedime si vende kryesore prej nga vijnë emigrantët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG