Lidhje

Kryeministri i ri italian, thirrje për nxitje ekonomike


Kryeministri i ri italian Enrico Letta po i bën thirrje vendit të tij dhe bllokut të eurozonës për të nxitur rritjen ekonomike dhe për t’i dhënë fund përdorimit të masave shtrënguese qeveritare si zgjidhje për krizën e borxheve në Evropë.

Në fjalimin e tij të parë në parlament, zoti Letta tha se ekonomia e Italisë do të shkatërrohet nëse vazhdon të mbështetet tek shkurtimet e shpenzimeve qeveritare.

Ai tha se "Evropa është në një krizë legjitimiteti dhe... se duhet të rikthehet sërish të
jetë një motor rritjeje të qëndrueshme".

Kryeministri i ri italian tha se në ditët e ardhshme do të vizitojë udhëheqësit evropianë në Bruksel, Paris dhe Berlin, për të argumentuar në favor të një ndryshimi të fokusit të Evropës për zgjidhjen e krizës së borxhit përmes shkurtimit të shpenzimeve, taksave të larta dhe eliminimit të vendeve të punëve në administratat qeveritare.
XS
SM
MD
LG