Lidhje

Gazetarët italianë në grevë


Gazetarët italianë në grevë
Gazetarët italianë në grevë

Nëpër rrugë nuk mund të gjendeshin gazeta dhe në televizione nuk mund të shiheshin lajme për shkak të një greve të gazetarëve kundër projekt-ligjit të qeverisë që parashikon kufizimin drastik të botimit të informacionit të mbledhur nga hetimet përgjuese.

“Nuk bleva gazetë se sot nuk kanë dalë gazeta. Ato që janë në stenda janë në gjuhë të tjera”, thotë një qytetar.

Korradino Mineo, drejtor i lajmeve të RAINEWS24, thotë se projekt-ligji është një sinjal për botën e informacionit për të mos u marrë me kastën politike dhe të biznesit:

“Çka do të thotë mos u merr me marrëdhënien mes politikës dhe biznesit. Ky sinjal është për gazetarët por edhe gjykatësit.”

Kryeministri Silvio Berluskoni po përpiqet të kufizojë përdorimin e paisjeve përgjuese, pasi u bë publike përmbajtja e disa bisedave private të tij dhe disa aleatëve të tij. Por kundërshtimi ndaj përgjimit zyrtar është i fortë në një nga vendet ku përdoren më shumë paisjet përgjuese.

“Sot në gazeta mund të gjesh çdo gjë tjetër përveç së vërtetës”, u tha Berluskoni gazetarëve vitin e kaluar.

Gjykatësit thonë se një ligj i tillë do të dëmtonte luftën e tyre ndaj mafias, terrorizmit dhe pedofilisë duke i kufizuar të drejtat e tyre për përgjime.

Roberto Natale, President i Sindikatës së Gazetarëve thotë se projekt-ligji i hartuar nga Ministri i Drejtësisë Angelino Alfano, parashikon që askush nuk duhet ta hapë gojë për informacionin e mbledhur deri kur të bëhet gjyqi:

“Me ngadalësinë e drejtësisë italiane, kjo do të thotë se ne duhet të mbyllim gojën për vite me radhë, ndërsa për akte të tjera gjyqësore thotë se ne mundet vetëm t’i përmbledhim ato. Ne e konsiderojmë një gjë të tillë qesharake.”

Gjykatësit janë vënë në shënjestër nga Berluskoni për rastet gjyqësore që kanë hapur për bizneset e tij, ndërsa gazetarët për publikimin e detajeve të jetë së tij private.

Megjithatë analistët thonë se është problem fakti që ka shumë përgjime, që publikohen pa asnjë kufizim dhe shpesh shkelin jetën private, pa një lidhje të qartë me hetime të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG