Lidhje

Italia i jep fund misionit të shpëtimit të imigrantëve në Mesdhe


Italia i dha fund misionit të shpëtimit në detin e Mesdheut që shpëtoi jetët e të paktën 100 mijë imigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Misioni Mare Nostrum, apo Deti Ynë, përfundoi të premten për t’i hapur rrugën një misioni të ri nga Bashkimi Evropian për shpëtimin e imigrantëve në Detin e Mesdheut.

Triton, operacioni i BE-së filloi sot. Italia është ankuar për koston e vazhdimit të operacioneve të shpëtimit me financat e vendit tashmë të shtrënguara.

XS
SM
MD
LG