Lidhje

Kryeministri italian viziton Rusinë


Kryeministri rus Dmitry Medvedev u takua sot në Moskë me homologun e tij italian, Mario Monti. Kjo është vizita e parë e zotit Monti në Rusi si kryeministër.

Zoti Medvedev vlerësoi lidhjet ekonomike dhe dypalëshe mes dy vendeve. Ai tha se pret që vëllimi i shkëmbimeve tregtare të rritet deri në nivelet e periudhës para recesionit global.
Kryeministri Monti tha se Italia shpreson që partnerët e saj tregtarë të ndihmojnë për ta nxjerrë vendin nga rënia ekonomike.

Italia është në recesion dhe ekzistojnë shqetësime se ky vend mund të ketë nevojë për një
paketë financiare shpëtimi si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.
XS
SM
MD
LG