Lidhje

Vazhdojnë luftimet mes Izraelit dhe Hamasit


Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit vazhduan sot përgjatë Rripit të Gazës, pas një armëpushimi tre ditor që skadoi të premten.

Luftimet që rifilluan dje pas një armëpushimi tre-ditor ishin në përgjigje të dështimit të përpjekjeve të kryesuara nga Egjipti për të siguruar një armëpushim më afatgjatë mes dy palëve.

Izraeli goditi rajonin e kontrolluar nga Hamasi sot me sulme ajrore që kishin si objektiv grupin militant, ndërsa këta të fundit hodhën raketa përgjatë kufirit. Burime ushtarake izraelite thane se avionët luftarak goditën xhami, depo armësh dhe kampe stërvitore.

Rifillimi i luftimeve në luftën një mujore erdhi pas dështimit të përpjekjeve të kryesuara nga Egjipti për një armëpushim më afatgjatë mes palëve.

XS
SM
MD
LG