Izraeli liroi 26 të burgosur të tjerë palestinezë dje, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të ringjallur bisedimet e paqes.
26 palestinezëve të liruar iu bë një pritje madhështore ndërkohë që ata po ktheheshin në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Turmat përshëndetën ish të burgosurit nën shoqërimin e muzikës dhe vallëzimit nga miqtë dhe të afërmit e tyre.
Kjo ishte faza e dytë nga katër fazat e lirimit të 104 të burgosurve palestinezë. Grupi i parë u lirua në muajin gusht.
Shumë prej të liruarëve palestinezë u burgosën për vrasje të izraelitëve. Disa prej tyre kanë kaluar 20 vite në burg. Mijëra palestinezë do të vazhdojnë të qëndrojnë prapa hekurave të burgjeve izraelite.
Lirimi i të burgosurëve palestinezë ka revoltuar shumë izraelitë të cilët e quajnë veprimin një shpërblim për terrorizëm. Por Gjykata Supreme e Izraelit refuzoi të ndalonte lirimin e të burgosurve palestinezë.