Lidhje

Izraeli do të lirojë të burgosur palestinezë


Izraeli ka rënë dakord që të lirojë një numër të kufizuar të burgosurish palestinezë, një ditë pasi dy qeveritë ranë dakord që t’u rikthehen negociatave duke shpresuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

Ministri izraelit Yuval Steinitz njoftoi për këtë vendim sot, pa dhënë hollësi konkrete për numrin e të burgosurve apo identitetin e tyre.

Dje vonë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi planet për rifillimin e negociatave. Ai foli në Aman të Jordanisë, pasi u kthye nga një udhëtim në Ramallah ku u takua me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Zoti Kerry tha se ende po përpunohen disa detaje por se nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, palestinezët dhe zyrtarët izraelitë do të vijnë në Uashington për bisedime fillestare brenda javës së ardhshme ose dy javëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG