Lidhje

Izraeli pezullon lejet për palestinezët


Israeli pezulloi lejet e udhëtimit për 83 mijë palestinezë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pas incidentit të mbrëmshëm, ku dy palestinezë të armatosur hapën zjarr në një treg të mbushur me njerëz dhe restorante në një zonë tregtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Gjatë sulmit u vranë katër vetë dhe u plagosur pesë të tjerë.

Sulmi me armë ndodhi në qendrën tregtare të Saronës, në qendër të

Tel Avivit, një zonë plot me dyqane dhe restorante. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të shfaqura në televizionin izraelit tregojnë njerëz të tmerruar që përpiqen të mbrohen në mesin e tavolinave dhe karrikeve të përmbysura.

Personat e armatosur, të gjithë me kostume dhe kravat,a i qëlluan viktimat nga fare pranë.

"Këto sulme i kanë kryer terroristë kriminelë, të cilët nuk e vlerësojnë jetën njerëzore, të cilët janë gati të vrasin njerëz të pafajshëm nëpër kafene. Nga ndërhyrja e vendosur e qytetarëve, e forcave të sigurisë dhe policisë u bë e mundur të shmanget një tragjedi edhe më e madhe. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshme për t’i goditur ata që krijuan këtë gjendje,”- tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanhyahu.

Policia njoftoi se të dy personat që qëlluan me armë janë kapur.

Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha se për disa muaj me radhë nuk ka patur sulme ndaj civilëve dhe policëve izraelitë në Tel Aviv dhe as të dhëna konkrete të zbulimit se po organizohej një sulm terrorist. Ai tha se policia do të hetojë se si personat e armatosur mundën të depërtojnë në atë zonë.

Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi ashpër atë që e cilësoi “një akt të tmerrshëm terrorist prej frikacakësh kundër civilëve të pafajshëm.”

Izraeli ka përjetuar një lloj qetësie pasi nëntë muajsh sulme të palestinezëve ndaj civilëve dhe policëve izraelitë. Kjo qetësi kishte bërë që të përhapeshin fjalë se Izraeli po planifikonte të merrte kontrollin e një qendre të shenjtë fetare, si për myslimanët, edhe për hebrejtë, në Jeruzalemin Lindor.

XS
SM
MD
LG