Lidhje

James Cameron zhytet në pikën më të thellë të tokës


Regjisori i Hollywood-it, James Cameron, u kthye në sipërfaqen e oqeanit pas një zhytjeje në pikën më të thellë të Tokës.

Regjisori i filmit Titanic-u dhe filmave të tjerë përdori dje një nëndetëse të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, të quajtur Deepsea Challenger, për t’u zhytur rreth 11 kilometra në thellësi të rajonit Mariana.

Cameron kaloi disa orë në tabanin e Oqeanit Paqësor, buke mbledhur mostra për kërkime shkencore dhe duke filmuar dhe duke marë fotografi.

XS
SM
MD
LG