Lidhje

Shuhet aktori James Garner


Aktori James Garner, ylli i serialit televiziv “Maverick”, i cili vazhdoi me një karrierë të larmishme si në televizion edhe në filma, ndërroi jetë të shtunën. Ai ishte 86 vjeç.

James Garner u gjet i vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në qytetin e Brentwoodit të shtunën në mbrëmje, tha oficeri i policisë së Los Anxhelesit Alonzo Iniquez të dielën në mëngjes.

Oficerët iu përgjigjën një telefonate rreth orës tetë të mbrëmjes dhe morën konfirmimin e identitetit të Garner nga anëtarë të familjes së tij, tha oficeri Iniquez për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Nuk u dha informacion menjëherë për shkakun e vdekjes së tij. Garner kishte pësuar një trombozë në maj të vitit 2008, vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 80.

Ai u emërua për një çmim Oskar për filmin “Murphy’s Romance” në vitin 1985. Garner vazhdoi të luante role të ndryshme edhe në të 70-at e tij, duke përfshirë edhe rolin në filmin “The Notebook.”

XS
SM
MD
LG