Lidhje

Japoni, 8 nxënës zhduken pas ortekut


Zyrtarët japonez thanë se tetë nxënës të një shkolle të mesme mund të kenë humbur jetën nën një ortek bore në një qendër skish në Japoninë lindore.

Tre nxënës janë lënduar ndërsa të paktën një mësues llogaritet i zhdukur.

Zyrtarët japonezë thonë se nxënësit ishin në një shëtitje të hënë në mëngjes në qytetin Nasu, rreth 175 kilometra në veri të Tokios.

Autoritetet e prefekturës Tochigi, thanë se mbi 50 nxënës dhe 10 mësues nga shtatë shkolla të mesme ishin në një ngjitje në male.

XS
SM
MD
LG